Nisma Socialdemokrate

Nisma Socialdemokrate: Heqja e taksës e inkurajon Serbinë të vazhdojë agresionin e gjithanshëm mbi Kosovën

Shefi i Grupit Parlamentarë të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka komentuar propozimin e kryekuvendarit Kadri Veseli për pezullim të taksës 100 për qind. Ai ka thënë se heqja e taksës 100% të vendosur nga Kosova vetëm sa e inkurajon Serbinë të vazhdojë agresionin mbi Kosovën. “Heqja e taksës pa u hequr arsyet e vënies, inkurajon Serbinë të vazhdojë agresionin e gjithanshëm mbi Kosovën! Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës mbi bazë të propozimit gjithpërfshirës të Martti Ahtisaarit, Kosova, përballë agresionit të vazhdueshëm të Serbisë, ka ndjekur rrugën e lëshimit pe, rrugën e ikjes nga ballafaqimi, duke mos i mbrojtur interesat e saj ashtu siç do t’i mbronte çdo shtet tjetër i pavarur dhe sovran! Prandaj, qoftë pezullimi, qoftë heqja e taksës 100% pa u hequr asnjë nga arsyet që e kanë shtyrë Qeverinë e Kosovës për ta marrë këtë vendim është kthim mbrapa, kthim në rrugën e vjetër, në rrugën e konçesioneve të vazhdueshme ndaj Serbisë, rrugë e cila është dëshmuar si e gabuar! Ndjekja e rrugës së vjetër sjellë rezultatin e njetë. Madje, ajo rrugë vetëm sa do ta trimërojë Serbinë të vazhdojë me intenzitet të shtuar agresionin e gjithanshëm mbi Kosovën! Nëse do të më duhej të zgjidhja mes qortimit nga SHBA-të për shkak të mos heqjes së Taksës 100% për produktet e Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, apo nënshtrimit ndaj Serbisë duke hequr taksën pa u hequr arsyet që kanë çuar në vënien e saj, pa u menduar fare do të zgjidhja të parën!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …