Brickos

Një dallgë cunami, që pasoi shpërthimin e një vullkani, ka lënë të vrarë të paktën 168 veta në Indonezi

Një dallgë cunami, që pasoi shpërthimin e një vullkani, ka lënë të vrarë të paktën 168 veta në Indonezi

Një dallgë e madhe cunami, që pasoi shpërthimin e një vullkani, ka lënë të vrarë të paktën 168 persona pasi u përplas pa paralajmërim mbi plazhet më të populluara të ngushticës “Sunda” të Indonezisë, gjatë mesnatës së të shtunës, duke lënë pas një valë të gjerë shkatërrimi dhe duke shkaktuar panik edhe më në brendësi të ishullit. Qindra ndërtesa u shkatërruan nga dallga gjigante e ardhur prej detit dhe që goditi ishullin jugor të Sumatrës, por edhe brigjet perëndimore të Javës rreth orës 21:30 të mbrëmjes, me atë lokale, pas shpërthimit të një vullkani të njohur si “fëmija” i vullkanit të famshëm “Krakatoa”. Këtë njoftoi Sutopo Purëo Nugroho, zëdhënës i Agjencisë kombëtare për Fatkeqësitë Natyrore, teksa shtoi se ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke kërkuar ende nën rrënoja për të mbijetuar, ndërsa deri tani 168 persona janë konfirmuar të vdekur, 745 të tjerë të plagosur dhe 30 persona vijojnë të rezultojnë të zhdukur në 3 rajone gjithsej, shkruan Tch.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …