Vetëvendosje

Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje po qëndron për një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar

Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje po qëndron për  një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, me qëllim  për t’u takuar me mërgatën shqiptare, partitë politike britanike, dhe organizata shqiptare dhe ndërkombëtare.  Delegacioni udhëhiqet nga kryetari i Visar Ymeri e në të bëjnë pjesë Glauk Konjufca, kryetar i grupit parlamentar, Fisnik Ismaili, deputet dhe Fitore Pacolli, drejtuese e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë. Në ditën e parë të vizitës delegacioni është takuar me përfaqësues të lartë të Partisë Laburiste Britanike si baronesha Janet Royall, me ndërlidhësen e Marrëdhënieve me Jashtë Znj. Jo Greening dhe me menaxheren e Projekteve Ndërkombëtare Nabila Sattar. Delegacioni do të vazhdojë vizitën me takime me përfaqësues të Partisë laburiste, me Ministrinë e Punëve Jashtme Britanike, me gazetarë si dhe në takime dhe një tubim me mërgatën shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Në Vlorë emërtohet sheshi ‘Adem Jashari’, familja falënderon Shqipërinë për nderimin ndaj Kryekomandantit

Faleminderit Bashkisë së Vlorës, kryetares Brunilda Mersini dhe qytetarëve të Vlorës për nderimin e madh …