Një ekip i pjesëtarëve të FSK-së, ka përfunduar trajnimin fillestar në kuadër të operacionit “INTERFLEX”

Një ekip i pjesëtarëve të FSK-së, ka përfunduar trajnimin fillestar në kuadër të operacionit “INTERFLEX” dhe është tani i gatshëm të nisë trajnimin e ushtarëve ukrainas. Ata kanë shënuar Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar duke shfaqur flamurin e Kosovës krah ushtarëve britanikë. Në përfundim të trajnimit fillestar në Thetford të Mbretërisë së Bashkuar, ekipet e FSK-së janë tani të përgatitura për të ofruar trajnimin bazik të këmbësorisë për ushtarët ukrainas. Ky trajnim do t’i mundësojë ushtarëve ukrainas të kthehen në vendin e tyre dhe të kontribuojnë në përpjekjet e Ukrainës gjatë konfliktit aktual. Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë ka shpërndarë fotografi nga ky aktivitet dhe ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe angazhimin e Kosovës në mbështetje të Ukrainës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …