Një grup atdhetarësh të tubuar në sheshin Skënderbej, kanë kërkuar lirimin e luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj

Arrestimi i Dritan Goxhajt nga Policia e Tiranës, si kërkesë e Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë më 31 korrik, u bë shkak që këtë të diel në sheshin Skënderbej të mblidheshin një grup patriotësh në emër të ish-luftëtarit të UÇK-së. Gjatë protestës së organizuar nga shoqata ‘Krahu i Shqiponjës’, ata kërkuan lirimin e Goxhajt dhe këmbëngulën që ai të mos ekstradohet jashtë vendit pasi nuk ka bërë asnjë krim. Avokati i Goxhajt, Bashkim Nikolla e sheh vendimin të padrejtë e me ndikim politik dhe thekson se klienti i tij është i pafajshëm.Ish ushtari i UÇK-së po gjykohet për dy akuza “pengimin e personit zyrtar në kryerjen e detyrave” dhe “frikësimin gjatë procedurës penale”.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …