Smajl Latifi: Vajdini ishte njëri nga djemtë më të mirë dhe luftëtarët më të dëshmuar të UÇK-së

Sot, në Drenoc, së bashku me familjarë, miq, bashkëpunëtorë dhe bashkëluftëtarë, u bashkuam në njëvjetorin e vdekjes dhe nderuam kujtimin për Vajdin Berishën, po në këto kodra ku vite më parë doli hapur UÇK-ja dhe prej nga këtu krisi dhe jehoi fort pushka e lirisë, e që veprimtari i hershëm atdhetar, Vajdini, nuk mund të mungonte në një akt të tillë të historisë.
Vajdini ishte njëri nga djemtë më të mirë dhe luftëtarët më të dëshmuar të UÇK-së, gjithashtu, njëri nga bashkëluftëtarët që u dha me tërë qenien, qoftë duke u angazhuar edhe pas luftës në TMK, për ndërtimin e paqes në liri, duke qenë në shërbim të interesit të përgjithshëm deri në frymën e fundit.
Vajdini ishte i pandalshëm në çdo aktivitet shoqëror, atdhetar e përkujtimor dhe çdoherë i motivuar ta nderojë sakrificën dhe gjakun e derdhur, poashtu të përfaqësojë dhe mbrojë me besnikëri vlerat e luftës çlirimtare. E, sa herë që dikush ka tentuar t’i cenojë ato, u dallua gjatë gjithë kohës për përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm, sepse ishte një shqiptar i mirë e atdhetar, punë që e bëri me ndershmëri dhe dinjitet, edhe si Kryetar i OVL të UÇK-së në Rahovec.
Pushofsh në paqe, miku im!
E paç të lehtë dheun e tokës arbërore!
Lavdi!

Kontrolloni gjithashtu

Fronti Europian: 8 maji do të jetë Referendum, të rrethojmë numrin 4 për të ardhmen europiane

Fronti Europian sot mbajti konferencë për media ku kandidati për deputet Naim Bajrami ka elaboruar …