Milazim Krasniqi: Qeveria Kurti është totalisht e dështuar, ajo nuk di të ballafaqohet me krizat ekonomike, energjetike, arsimore

Milazim Krasniqi: Rusisë i konvenon zgjatja e krizës në veriun e Kosovës

Analisti dhe profesori universitar, Milazim Krasniqi shkruan se Rusisë i konvenon zgjatja e krizës në veriun e Kosovës. Me këtë krizë Rusia i bën presion Perëndimit, që të mos involvohet më shumë në ndihmë ndaj Ukrainës. Me këtë krizë e mban Serbinë të lidhur pas qerres ruse, si gjoja mbrojtëse e saj nga Perëndimi edhe në KS të OKB-së. Absurd më vete është që qeveria Kurti e ka inicuar krizën në veri, me atë vendimin për targat e veturave, ndërsa Serbia e shfrytëzoi për të realizuar skenarin e Rusisë për destabilizimin dhe izolimin e Kosovës. Ai vendim absurd për targat dhe disa nga masat që pasuan kanë prodhuar pasoja kundër intesesit tonë shtetëror. Kriza e tashme mund të rritet edhe më shumë në vjeshtë, nëse qeveria Kurti nuk e kupton që kjo krizë po i duhet Rusisë. Rusia synon të formojë në verioun e Kosovës një lloj Abhazie, Osetie ose Donbasi, për ta mbajtur peng shtetin e Kosovës dhe për ta rritur influencën ruse në rajon. Prandaj qeveria Kurti duhet të ndërmarrë veprime konkrete gjatë këtij muaji, që të shmanget skenari i konfliktit të armatosur që është planifikuar nga Rusia për në vjeshtë.

Kontrolloni gjithashtu

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë. Gjatë …