leoni

Një i shëruar dhe asnjë rast i ri me covid-19 në Malishevë

Të martën një person nga Komuna e Malishevës, është shëruar nga covid-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i ri. Kjo është konfirmuar nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, në komunikimin zyrtar me Komunën e Malishevës. Numri i rasteve aktive me covid-19 në Malishevë, ka rënë 17 raste. Gjendja e përgjithshme e situatës me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars 2020, e deri më sot, në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar 241 raste të prekur me virusin korona. Prej tyre, 202 persona janë shëruar plotësisht, 22 persona kanë vdekur, ndërsa 17 persona vazhdojnë të jenë aktiv me covid-19.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …