Një i shëruar në komunën e Deçanit dhe katër raste pozitive me COVID-19

Një i shëruar sot në komunën e Deçanit sipas IKSHPK-së dhe katër raste pozitive me COVID-19. Rastet pozitive janë: një nga Deçani, një nga fshati Isniq, një nga fshati Pobërgj dhe një nga fshati Strellc i Ulët. Deri më tani numri i të identifikuarve me virusin SARS-CoV-2 ka arrit në 47, prej tyre 16 të shëruar plotësisht. Kurse 31 raste janë akoma aktive. Ju lutem të keni më shumë kujdes, sepse numri i të infektuarve në komunën tonë çdo ditë e më shumë po rritet, respektoni udhëzimet e Ministrisë dhe të Institutit!

#VendosMaskë

#MbajDistancën

#PastroDuart

Kontrolloni gjithashtu

Të martën e ardhshme mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Komitetit për Politikë dhe Financa

Kryesuesi i Kuvendit komunal të Malishevës, z. Fatmir Ademak ka njoftuar se mbledhja e Tretë …