Një pankartë me foto të krimeve serbe në fshatin Mushtisht i ka zemëruar kriminelët e zyrtarët në Beograd

Një pankartë me foto të krimeve serbe në fshatin Mushtisht i ka zemëruar kriminelët e zyrtarët në Beograd

Një pankartë me motive nga lufta e UÇK-së dhe krimet serbe gjatë luftës në Kosovë, e  vendosur në fshatin Mushtisht të Therandës,  i ka zemëruar kriminelët  serbë, por edhe disa zyrtarë të Beogradit të cilët afishimin e pankartës po e trajtojnë si  provokim, që sipas tyre  drejtpërdrejt përhap urrejtje ndër etnike dhe i frikëson serbët që kanë shprehur gatishmëri të kthehen në këtë fshat”, transmeton agjencia e lajmeve Tanjug. Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, me anë të një komunikate ka kërkuar nga institucionet e Kosovës, që i quan të përkohshme, urgjentisht ta heqin pankartën  e vendosur në Mushtisht. Në këtë pankartë ka fotografi të të masakruarve, viktima shqiptare të regjimit serb. Në të shkruan: “Kjo është ajo çka lanë pas vetes serbët lokalë kur u larguan nga Mushtishti.

Kontrolloni gjithashtu

Reagim i ashpër ndaj ekspozitës në Prishtinë: Halitjaha kërkon hetim dhe mbrojtje të së vërtetës historike

Ish-komandanti i UÇK-së, Sadik Halitjaha ka reaguar ashpër ndaj ekspozitës së vendosur në qendër të …