leoni

Një projektligj që rrënon normat morale, tradicionale e fetare, nuk do të duhej të miratohej, vetëm sepse po e kërkuaka Evropa

Projektligji për Shëndeti Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor, ende nuk është miratuar në Kuvendin e Kosovës, meqë ende ka deputetë që mendojnë me rezonin e tyre dhe që mbështesin normat tradicionale morale, shoqërore, detare e dokesore. Ky projektligj që minon moralin njerëzor ende nuk e ka përkrahjen e disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilët në vazhdimësi e kanë kundërshtuar dhe po përpiqen ra kundërshtojnë votimin e tij, por miratimi një ditë do të bëhet, sepse kështu do BE-ja, kopeja e madhe ku pretendojnë të futemi. Kundër këtij Projektligji është,  Eman Rrahmani i Vetëvendosjes.  Megjithatë ai është pro mundësisë që çiftet të mund të kryejnë fertilizim, por jo që atë ta bëjnë meshkujt dhe femrat ku nuk dihet se kush është donator. Arsyet për mos votim kanë qenë pasi ky ligj i tillë nuk e rregullon mënyrën e duhur të çështjes së fertilizimit. Kjo çështje të rregullohet për çiftet që kanë problem dhe nuk munden me arrit fëmijën në mënyrën e natyrshme, edhe shfrytëzojnë mënyrën përmes fertilizimit. Ne kundërshtojmë fertilizimin të meshkujt dhe femrat, ku donatori është i paidentifikuar, edhe kështu në një farë mënyrë, mund të vijë deri të incesti”, theksoi, Eman Rrahmani.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …