NJOFTIM MBI SITUATËN NË RRUGËN NË VETERNIK PAS RESHJEVE TË SHTUARA TË SHIUT

Ministria e Infrastrukturës njofton të gjithë qytetarët dhe shfrytëzuesit e aksit rrugor Prishtinë – Ferizaj, se si pasojë e reshjeve të shtuara atmosferike në dy ditët e fundit në vendin tonë, ka ardhur deri te rrëshqitja e dheut në vendpunishten e zgjerimit të rrugës në hyrje të Prishtinës, në lagjen Veternik.

Ekipet punuese të operatorit ekonomik të kontraktuar për kryerjen e këtyre punimeve dhe zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e dëmit të mëtejshëm dhe për vendosjen e situatës në kontroll.

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …