NJOFTIM: MBYLLJE E PËRKOHSHME E SEGMENTIT KONJUH – BABUSH NË “ARBËN XHAFERI”

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit informon publikun se të shtunën (23.11.2019), nga ora 9:00 deri 16:00, ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve në trafikun rrugor në segmentin Konjuh – Babush të autoudhës “Arbën Xhaferi”. Kjo ndalesë e komunikacionit bëhet për shkak të vendosjes së konstruksionit metalik në mbikalimin për këmbësor, në këtë aks rrugor.

Gjatë kohës së ndalimit të qarkullimit, të gjitha automjetet do të qarkullojnë përmes rrugës nacionale N2 Prishtinë-Hani i Elezit dhe anasjelltas.

MIT kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion.

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …