Njoftim nga Drejtoria e Bujqësisë për fermerët e fshatit Çifllak dhe Dobidol

Drejtoria e Bujqësisë i informon fermerët e fshatit Çifllak dhe Dobidol të Komunës së Rahovecit, se për shkak të dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, kryesisht erërat e forta, të cilat kanë dëmtuar serrat tuaja, është e nevojshme që të paraqisni kërkesat tuaja për vlerësim të dëmeve. Ju lutemi që të paraqisni kërkesat tuaja për dëmet e shkaktuara deri më datën 24 korrik 2024. Pas marrjes së kërkesave, komisioni i posaçëm do të kryejë vlerësimin e detajuar të dëmeve dhe raportin do ta dërgojë në AME për shqyrtim dhe veprim të mëtejshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë shënoi Tetorin Rozë me aktivitete sensibilizuese për ndërgjegjësimin mbi kancerin e gjirit

Komuna e Vitisë, përmes Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë …