NJOFTIM NGA DREJTORIA PËR EKONOMI, ZHVILLIM DHE TURIZËM NË RAHOVEC

Gjatë ditës së sotme Drejtori i Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm në Rahovec, z.Artan Asllani, është njoftuar se në disa biznese të komunës së Rahovecit, punonjësit e sektorit privat po ballafaqohen me vështirësi të shumta si dhe mungesë mjetesh mbrojtëse si: maska dhe doreza për tu mbrojtur nga rreziku i infektimit me COVID-19. Andaj, me qëllim të marrjes së masave preventive për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, drejtori i DEZHT-ës, Artan Asllani, ju bën apel të gjithë pronarëve të bizneseve që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Komunën e Rahovecit, ti pajisin me mjete mbrojtëse punonjësit e sektorit privat, sidomos të marketeve, furrave dhe barnatoreve. Po ashtu, drejtori Asllani tha se Inspektorati Komunal, do të jetë vazhdimisht në terren për të parë se sa po aplikohen masat e ndërmarra për mbrojtje, në të kundërtën të gjithë ata që nuk i zbatojnë këto masa do të sanksionohen ashtu siç edhe e thotë ligji.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …