NJOFTIM PËR QYTETARËT E KOMUNËS SË VITISË

Komuna e Vitisë dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare iu bëjnë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve që kanë ardhur së fundmi nga shtetet perëndimore, të lajmërohen përmes telefonit në QKMF. “Komuna e Vitisë në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) dhe Këshillat e fshatrave është duke bërë identifikimin e vazhdueshëm të qytetarëve vitias që kanë ardhur nga shtetet e jashtme që nga 1 marsi. Ekipet e mjekësisë familjare janë duke vizituar familjet e ardhura, në mënyrë që të vlerësohet gjendja e tyre shëndetësore dhe t’i jepen këshilla për vetizolim, si dhe kur duhet të lajmërohen te mjeku. Megjithatë, mungojnë informatat e plota. Kështu që, në mënyrë që të evitohen problemet, është siguruar nr i tel. 044 654 800, në QKMF, në të cilin personat e ardhur nga jashtë shtetit mund të thërrasin ekipet mjekësore në shtëpi për kontrollë dhe këshilla mjekësore. Bashkatdhetarë të dashur! Duke ju dëshiruar qëndrim të këndshëm në familjet tuaja, kërkojmë bashkëpunimin tuaj në këtë kohë, në mënyrë që të mbrojmë shëndetin tuaj, familjarëve tuaj si dhe qytetarëve vitias.

Qytetarë të Komunës së Vitisë

Së bashku do ia dalim, sikur edhe më parë.

Zbatoni rekomandimet komunale, të Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHP-së.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …