Njoftim nga komuna e Ferizajt

Komuna e Ferizajt i njofton qytetarët e sajë se, më datë 11.04.2021 duke filluar nga ora 07:00 deri në përfundim të punimeve, do të bëhet ndërprerja e përkohshme e qarkullimit në trafik në mënyrë të pjesshme për të gjitha mjetet motorike në rrugën urbane “12 Qershori”, pikërisht mbyllja do të filloj nga kryqëzimi me rrugën urbane “Agim Matoshi” deri te kryqëzimi me rrugën urbane “Enver Topalli”, ku pastaj kjo ndërprerje e trafikut në mënyrë parciale do të vazhdoj në tërë gjatësinë e aksit rrugor, praktikisht deri te kryqëzimi me rrugën urbane “Madeleine Albright”. Arsyeja e kësaj ndërprerje e qarkullimit në trafik në mënyrë parciale në tërë aksin e rrugës urbane “12 Qershori” do të bëhet me qëllim të sanimit të gropave që janë krijuar dhe rregullimit të kapakëve të pusetave të kanalizimit fekal dhe atmosferik. Kërkohet nga ana e qytetarëve që të kenë mirëkuptim dhe t’i shfrytëzojnë rrugët alternative, kurse nga Policia e Kosovës në Ferizaj kërkohet që në këto ditë me një intensitet më të shtuar të policëve të kryejnë mbarëvajtjen dhe sigurinë në trafik.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt do të organizoj akademi përkujtimore për heroin Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorë tjerë

Nën organizimin e Shoqatës së sh-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të enjten me 16 maj, në …