Njoftim për mbylljen e tregut të kafshëve në Malishevë

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës, duke u bazuar në vendimin e Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës (AVUK), njofton të gjithë shitësit dhe blerësit e kafshëve, se përkohësisht është mbyllur tregu i kafshëve në Mirushë dhe ndalohet shitja dhe blerja e kafshëve, deri në një njoftim tjetër nga ana e AVUK-ut.

Ndalimi i tregut të kafshëve, është në kuadër të marrjes së masave për parandalimin e sëmundjes gungore të kafshëve. Me këtë vendim është i njoftuar edhe pronari i tregut të kafshëve në Mirushë dhe në të njëjtën kohë njoftohen edhe qytetarët, që të mos dalin për të blerë apo për të shitur kafshë në treg.

Për ndryshimin e kësaj mase sigurie, qytetarët do të njoftohen me kohë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …