Ministria e Diasporës dhe Komuna e Malishevës ftojnë bashkatdhetarëve që të regjistrohen

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në një takim pune, zëvendësministrin e Ministrisë së Diasporës në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Janez Frrokaj, me të cilin kanë biseduar për bashkatdhetarët dhe angazhimet e përbashkëta për regjistrimin e të gjithë bashkatdhetarëve, që vijnë në Kosovë gjatë kësaj sezone.

Zv/ministri Frrokaj dhe kryetari Begaj, ju bëjnë thirrje të gjithë atyre bashkatdhetarëve, që vijnë për pushime gjatë verës, që të paraqiten dhe të regjistrohen. Qëllimi i këtij regjistrimi është sigurimi i statistikave për numrin e bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në vende tjera.

Për këtë regjistrimin, ministria ka paraparë, angazhimin e zyrtarëve, pranë komunës, në mënyrë që të jetë më i lehtë paraqitja dhe regjistrimi i bashkatdhetarëve, ndërsa komuna do të siguroj hapësirat e nevojshme, për kryerjen e këtij procesi.

Po ashtu, Begaj dhe Frrokaj, kanë biseduar edhe për organizimin e ditëve të diasporës, ku kryetari Begaj e ka njoftuar zv.ministrin me aktivitetet e parapara nga ana e Komunës së Malishevës, në veçanti për festivalin “Oda e Llapushës”, që organizohet në kuadër të ditëve të diasporës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …