Ministri Yagcilar mori pjesë në Konferencën e organizuar nga AKK

Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar, mori pjesë në Konferencën me temën :“16 vite të pushtetit lokal dhe roli i AKK-së”, e cila është organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës për nder të javës së komunave.

Ministri Yagcilar në fjalimin e tij, mes tjerash, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në mes të MAP-it dhe AKK-së, që ndikon drejtpërdrejt në koordinimin e veprimeve për realizimin e objektivave të parashtruara përballë qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës. Ky bashkëpunim, sipas ministrit Yagcilar, do të ndihmojë edhe në përshpejtimin dhe realizimin e  procesit të reformimit të administratës publike, si njërit ndër projektet me përparësi të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti përcjell nga afër situatën në terren pas reshjeve të dendura

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, po përcjell nga afër situatën në terren pas …