NJOFTIM PER ORGANIZIMIN E DISKUTIT PUBLIK PËR DRAFT RREGULLORES PËR ORGANIZIMIN, FUNKSIONIMIN DHE BASHKPUNIMIN E KOMUNËS ME FSHATRAT, VENDBANIMET DHE LAGJET URBANE TË KOMUNËS SË RAHOVECIT

Në bazë të nenit 68 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale të Kosovës Nr. 03/L-040,(“Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës Nr.28/2008”), nenit 17, 18 19, 20, 21, 22 dhe nenit 92 paragrafi 1të Statutit të Komunës së Rahovecit Nr.1005 i datës 29.03.207 si dhe vendimit të miratuar nga Kuvendi 01 Nr. 133/20 të dt. 30.11.2020, Zyra e kryesuesit të Kuvendit Komunal në Rahovec, në bashkëpunim me Zyrën për Informim lëshon këtë:

NJOFTIM PUBLIK

LIDHUR ME DISKUTIMIN PUBLIK PËR DRAFT RREGULLORES PËR ORGANIZIMIN, FUNKSIONIMIN DHE BASHKPUNIMIN E KOMUNËS ME FSHATRAT, VENDBANIMET DHE LAGJET URBANE TË KOMUNËS SË RAHOVECIT

Draft Rregullorja për Organizimin, funksionimin dhe bashkëpunimin e Komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane të Komunës së Rahovecit do të jetë në shqyrtim  publik deri me datë: 05.02.2021. Duke u bazuar në gjendjen e krijuar nga virusi pandemik COVID-19 dhe  vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës: 11.11.2020 me Nr 01/42, konkretisht të pikave 12 dhe 13, diskutimi publik me qytetarët dhe palët e interesuara nuk do të mbahet, por të gjitha vërejtjet, sugjerimet apo komentet mund të dërgohen në formë elektronike në këto E-maila: [email protected], [email protected] dhe [email protected] deri me datë: 04.02.2021. Me qëllim që qytetarët të njihen rreth kësaj draft rregulloreje, Komuna e Rahovecit, konkretisht Zyra e kryesuesit të Kuvendit Komunal në bashkëpunim me Zyrën për Informim, ka publikuar këtë propozim dokument në ueb faqen zyrtare të Komunës së Rahovecit : https://kk.rks-gov.net/rahovec/ në rubrikën “Dokumente në Konsultim Publik”: https://kk.rks-gov.net/rahovec/rahovec-4/dokumentet-ne-konsultim-publik/.

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …