Komunikatë për media Kuvendi i Republikës së Kosovës miraton vendimin për dërgimin e kontingjentit të FSK-së në mision paqeruajtës jashtë vendit në kuadër të ushtrisë amerikane

Kuvendi i Republikës së Kosovës miraton vendimin për dërgimin e kontingjentit të FSK-së në mision paqeruajtës jashtë vendit në kuadër të ushtrisë amerikane

Ministria e Mbrojtjes si dikaster përgjegjës qeveritar për mbrojtje dhe siguri, ka ndërmarrë të gjitha veprimet procedurale dhe ligjore; ka bashkërenduar aktivitetet ndër-institucionale, ndër-shtetërore si dhe përmes rrugëve diplomatike, në mënyrë që të realizohet pjesëmarrja e FSK-së në misione paqeruajtëse ndërkombëtare, në kuadër të Ushtrisë Amerikane.

Përkushtimi i vazhdueshëm, profesionalizmi dhe integriteti i FSK-së, si vlerat më të larta demokratike, përveç se e radhisin FSK-në për të nëntën herë, si institucionin më të besueshëm nga qytetarët e Republikës së Kosovës; gjithashtu, kanë marrë edhe vëmendjen ndërkombëtare.

Pas shqyrtimit  paraprak të këtij propozim-vendimi nga ana e Komisionit funksional për Çështjet e Sigurisë dhe të Mbrojtjes, Kuvendi i Republikës së Kosovës me 92 vota për,  asnjë kundër dhe asnjë abstenim, autorizon dërgimin e kontingjentit të FSK-së në misionet e mbështetjes për stabilitet rajonal dhe operacione paqeruajtëse në regjionin e Komandës Qendrore Amerikane – U.S. Central Command (USCENTCOM). Sipas ftesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kontingjenti i FSK-së do t’i bashkohet Gardës Kombëtare të IOWAs, në misionin e parë paqeruajtës ndërkombëtar.

Në fjalën e tij, në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës Ministri i Mbrojtjes z Anton Quni, ndër të tjera theksoi: ”…është një momentum shumë i veçantë për Kosovën, që përveç një mundësie historike ku FSK radhitet përkrah SHBA-ve dhe partnerëve strategjikë për të kontribuar në paqen dhe sigurinë në nivelin ndërkombëtar; njëkohësisht është sikur një reflektim që të shohim prapa dhe të shprehim falënderimin dhe mirënjohjen shumë të lartë për mbështetjen e pakursyer nga të gjithë partnerët tanë, të cilët arritën në Kosovë, 20 vjet përpara, me të njëjtin mision, për të vendosur dhe ruajtur paqen dhe sigurinë në Kosovë”.

Pjesëmarrja e FSK-së në misione paqeruajtëse jashtë vendit po bën historinë më të re të Kosovës, duke konfirmuar se Kosova mbetet e përkushtuar për t’i kontribuar paqes dhe sigurisë botërore, përkrah partnerit strategjik Shteteve të Bashkuara të Amerikës; si dhe  partnerëve dhe aleateve tjerë në rrugën drejt integrimeve euro-atlantike.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari turk, Erdogan

Erdoğan: Duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të pafajshëm në Gaza, Izraeli tashmë ka tejkaluar famëkeqin nazist, Adolf Hitler

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, ka deklaruar se duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të …