Njoftim për qytetarët e Komunës së Hanit të Elezit

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Hani të Elezit se për shkak të parandalimit të COVID-19, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë ka marrë vendim për pezullimin e përkohshëm të:

Vizitave për nëna dhe fëmijë. Shërbimeve specialistike (pediatrike dhe internistike) përjashtim të rasteve emergjente. Në bazë të rekomandimeve nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, si dhe masave të ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë të pezullohet edhe vaksinimi i rregullt i planifikuar për fëmijë. Për çdo ndryshim, do të informoheni me kohë. Luten gjithë qytetarët që të mirëkuptojnë personelin shëndetësor, ti kufizojnë lëvizjet e shoqëruesve dhe familjarëve të pacientëve në objektin e QKMF-së.

Me respekt

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Han të Elezit.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në çfarëdo opsioni ne jemi fitues, koalicion kërkoj vetëm nga qytetarët

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi ka dalur …