Njoftim për të gjithë Bletarët e Komunave të Kosovës

Njoftohen të gjithë Bletarët e Komunave të Kosovës të cilët do i lëvizin bletoret e tyre për në Komunën e Junikut – Lëvizja e bletëve ne kullota: Sipas Ligjit Nr.02/L-111 mbi bletarinë dhe neni 7 dhe 7.1 – Çdo subjekt që ushtron veprimtarinë e Bletarisë, i cili lëviz brenda ose jashtë komunës me bletore duhet të bëjë kërkesë me shkrim në zyrën e Drejtorisë së zhvillimit ekonomik, së paku 20 ditë para datës se lëvizjes. Neni.7.2 – Kërkesës duhet ti bashkëngjitet edhe certifikata veterinare për gjendjen shëndetësore të bletëve dhe raportin për masat e ndërmarra veterinare. Neni.8 – Drejtoria komunale për zhvillim ekonomik pasi të merr mendimin e ekspertit në bashkëpunim me shoqatën e bletarëve miraton apo refuzon vendosjen e bletores. Ne rast te mos zbatimit te këtyre kritereve qe dalin nga Nenet e këtij ligji, Neni 45 parasheh Dispozita ndëshkuese për bletare ne shume prej 200-2000€. Dhe largimin nga territori i Komunës se Junikut. Këto masa dalin edhe nga UDHEZIMI ADMINISTRATIV NR.15/2008, për parandalimin, luftimin dhe çrrënjosjen e sëmundjeve infektive te bletëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu po merr pjesë në Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu po qëndron në Strasbourg të Francës me …