Abelard Tahiri: Qytetarët të dalin të votojnë për të ardhmen e sigurt të Kosovës

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri thotë se nuk mund të ketë demokraci pa liri të shprehjes së lirë

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka theksuar se nuk mund të ketë demokraci pa liri të shprehjes. Tahiri ka theksuar se pavarësisht arritjeve, ende mbetet punë për t’u bërë për funksionimin e mirëfilltë të gazetarisë. “Kushti themelor i demokracisë është liria dhe ndër tiparet themelore të lirisë është shprehja e lirë. Nuk mund të ketë demokraci liberale pa liri të shprehjes. Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, sot e gjen shoqërinë dhe mediat tona në një stad shumë më të avancuar. Megjithatë na duhet ende punë, dialog, transparencë dhe respekt për të garantuar një ambient të sigurtë për funksionimin e mirëfilltë të këtij profesioni fisnik” ka shkruar Tahiri. Si pjesë e politikës aktive, ministri ka premtuar se do të angazhohet për bashkëpunim të plotë me mediat, si shtylla kyçe në mbrojtje të interesit publik të Republikës së Kosovës dhe shoqërisë në përgjithësi. Sipas tij, e gjithë kjo do të bëhet pasi vlerat që kanë informimi i drejtë, i saktë dhe në kohë, duhet të mbrohen pa kompromis.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …