NJOFTIM PUBLIK LIDHUR ME MBLEDHJEN E SHTATË TË RREGULLT TË KUVENDIT KOMUNAL TË VITISË

Njoftohen qytetarët e Komunës së Vitisë, se mbledhja VII e rregullt e Kuvendit Komunal, do të mbahet me datë 31.08.2021. ( e martë ) duke filluar në ora 10,00. Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve te Kuvendit, në objektin e Shtëpisë së Kulturës dhe është e hapur për publikun.

Për këtë seancë kryesuesi Naim Pira propozon këtë:

R E N D D I T E

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e gjashtë e Kuvendit Komunal të Vitisë.

  2. Informatë (Raport) i kryetarit të komunës për periudhën janar-qershor 2021.

  3. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shpalljen në diskutim publik

projekt planin e punës së Kuvendit komunal të Vitisë për vitin 2022.

Shënim: Propozim dokumentet nga këto mbledhje janë të publikuar në ueb faqen komunale të Vitisë në këtë vegëz:

https://kk.rks-gov.net/…/Propozim-dokumentet-e-Kuvendit-Kom…

 

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …