Edhe një medalje evropiane për Kosovën, Behije Mustafa e treta në Kampionatin Evropian

Ferizajn e bëri krenar lajmi se e reja e qytetit, e shpallur sportistja më e mirë e Komunës dhe Federatës së Karatesë së Kosovës më 2018, karateistja Behije Mustafa fitoi Medaljen e Bronztë në Kampionatin Evropian që po mbahet për kadetë, juniorë dhe U21 në Tampere të Finlandës.

Pas katër fitoreve radhazi, karateistja ferizajase fitoi medaljen e bronztë, historike kjo për Ferizajn e sportin tonë në përgjithësi. Ajo përveç prindërve të saj, klubit ku i përket “Fituesi”, na bëri krenarë të gjithëve për sukseset e ngjitjen e saj në majat e karatesë botërore.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …