Njoftim publik lidhur me seancën e V- të rregullt të Kuvendit Komunal të Vitisë

Njoftohen qytetarët e Komunës së Vitisë se mbledhja e -V- rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë, do të mbahet me datë 29.06.2021 ( e martë ), duke filluar në ora 10:00. Mbledhja do të mbahet në Sallën e Kuvendit, në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti.. Kjo mbledhje është e hapur për publikun. Për këtë

mbledhje kryesuesi Naim Pira propozon këtë:

R e n d d i t e

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e katërt e KK-së

  2. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për Kornizën afatmesme buxhetore (KAB), të Komunës së Vitisë 2022-2024.

  3. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e ndryshim-plotësim të rregullores për

organizimin dhe bashkëpunimin e Komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet

urbane të Komunës së Vitisë

  1. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për mbështetje

financiare për shpenzimet e strehimores Liria Gjilan për një periudhe trevjeçare 2021-

2022-2023.

  1. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për themelimin e grupit

punues për hartimin e planit vjetor të punës së Kuvendit të Komunës së Vitisë për vitin

2022.

Këto propozim dokumente janë të publikuar në uebfaqën zyrtare të komunës së Vitisë në këtë vegëz:

https://kk.rks-gov.net/…/Ftesa-dhe-matriali-per-mbledhjen-e…

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …