Njoftim publik për mbajtjen e mbledhjes së katërt të Komitetit për Politik dhe Financa në Rahovec

Njoftohen qytetarët e Komunës së Rahovecit se mbledhja e katërt e Komiteti për Politik dhe Financa, do të mbahet me 20 prill 2021 ( e mërkurë), duke filluar në ora 10:00, mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal e cila gjendet në objektin e ri të administratës komunale të Rahovecit. Për këtë mbledhje kryesuesi i Kuvendit Komunal, Afrim Dina ka propozuar këtë rend dite:

– Aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

– Shqyrtimi i Raportit financiar janar -mars 2021;

– Shqyrtimi i Propozim vendimit për bartjen e të hyrave vetanake të vitit 2019 -2020 në vitin 2021;

– Shqyrtimi i Propozim Vendimit të Kryetarit për miratimin e vendimit paraprak për dhënien e pronës së paluajtshme në shfrytëzim personave fizik dhe juridik P- 05864-0 Rahovec;

– Shqyrtimi i Propozim Vendimit të Kryetarit për miratimin e vendimit paraprak për dhënien e pronës së paluajtshme në shfrytëzim personave fizik dhe juridik P- 07111-1 Rahovec;

– Shqyrtimi i Propozim Vendimit të Kryetarit për miratimin e vendimit paraprak për dhënien e pronës së paluajtshme në shfrytëzim personave fizik dhe juridik P- 02352-0 Rahovec;

– Shqyrtimi i Propozim Vendimit të Kryetarit për miratimin e vendimit paraprak për dhënien e pronës së paluajtshme në shfrytëzim personave fizik dhe juridik P-00251-0 Çifllak;

– Shqyrtimi i Raportit vjetor të punës së Komitetit të Auditimit për vitin 2020;

– Shqyrtimi i Propozim Vendimit për vënie në debat publik të Draft Strategjisë për zhvillimin ekonomik lokal për Komunën e Rahovecit 2021-2025;

– Të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …