Publikohet raporti për punën tre mujore i Qeverisë Komunale të Rahovecit

Komuna e Rahovecit, bazuar në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, si dhe në Planin e Punës së Kryetarit të Komunës dhe Qeverisë Komunale 2021, ka paraqitur para qytetarëve të sajë raportin tremujor për punët, angazhimet dhe arritjet e Komunës së Rahovecit për periudhën:  janar-mars 2021. Raporti pasqyron të  gjitha aktivitetet dhe angazhimet e drejtorive komunale në Komunën e Rahovecit si dhe njësive të cilat veprojnë në kuadër të Zyrës së Kryetarit të Komunës së Rahovecit, njëkohësisht reflekton angazhimin dhe rezultatet e shënuara në këtë periudhë. Ky raport gjithëpërfshirës ka për qëllim të nënvizojë, progresin e arritur në realizimin e prioriteteve të Komunës së Rahovecit, në këtë aspekt ky raport ka si pikë reference Programin e Qeverisë Komunale. Komuna e Rahovecit është angazhuar fuqishëm që të arrijë nivel më të lartë të transparencës komunale, dhe në vazhdimësi janë përkujdesur që praktikat më të avancuara demokratike, të aplikohen gjatë vendimmarrjes në Qeverinë Komunale, ky raport tremujor është mjet i komunikimit i të arriturave të pushtetit lokal, përkushtimit, angazhimit dhe vendosmërisë së treguar, në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve me qëllim të rritjes së mirëqenies së qytetarëve të Komunës së Rahovecit.

Raportin mund të gjeni në këtë vegëz:

https://kk.rks-gov.net/rahovec/wp-content/uploads/sites/23/2021/04/Raporti-i-punes-Janar-Mars-kryetari-i-komunes.pdf .

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …