Shkurte Fejza: Qeveria nuk ndalonte grumbullimin e mijëra pjesëmarrësve në mitingje elektorale, por ndalon dasmat

Shkurte Fejza: Qeveria nuk ndalonte grumbullimin e mijëra pjesëmarrësve në mitingje elektorale, por ndalon dasmat

Kaloi një vit pa asnjë aktivitet as dasma e as koncerte dhe mbrëmje muzikore dhe pa asnjë lloj të ardhura për artistët e mos të flasim për ndonjë lloj mbështetje materiale. Qeveritë i mbështesin tregtarët dhe rrjetet e marketeve që po shesin mallra si kurrë më parë. I kanë ndaluar dasmat që mund të lejohen me 50% të kapaciteteve dhe i dëmtojnë një varg biznesesh,  që lidhen direkt dhe indirekt me këtë industri dhe në anën tjetër gjatë fushatës grumbulloheshin nga 2 mijë persona në të njëjtat lokale. Kjo nuk do koment. Ua kujtoj politikanëve se edhe artistët janë njerëz dhe kanë familje dhe jetojnë nga kjo punë ndershëm duke paguar tatime për 20 vjet me radhë dhe sot të goditen pamëshirshëm e të trajtohen pa asnjë konsideratë. Mos të shikohen artistët e mirëfilltë me syrin e keq sikur ata që marrin mbështetje gjithmonë nga institucionet me dofarë projekte diletante apo të krahasohen me artistë, që kanë burime financiare të dyshimta e me vetura milionëshe. Uroj të mendoj dikush seriozisht e me një analizë më profesionale”, shkruan këngëtarja ndër më të njohurat të këngës shqipe, Shkurte Fejza.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …