Njoftim publik  për mbajtjen e mbledhjes së katërt të rregullt të KKSB-së në komunën e Rahovecit

Mbledhja e katërt e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), në komunën e Rahovecit,  do të mbahet me 29 qershor  2021 me fillim në orën 15:00, në sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec. Për këtë mbledhje Kryesuesi njëherit edhe Kryetari i Komunës, Smajl Latifi, ka propozuar këtë rend dite:

– Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

– Informatë rreth situatës së krijuar nga pandemia Covid-19;

– Vlerësimi i përgjithshëm i gjendjes së sigurisë në territorin e Komunës së Rahovecit;

– Prishja e qetësisë publike nga lokalet e natës dhe personat e pa përgjegjshëm;

– Masat për parandalimin e lëmoshë-kërkuesit;

– Plani operativ për sezonin e pushimeve  të   mërgimtarëve dhe dasmave;

– Siguria ne Trafik;

– Gjendja e sigurisë në shkolla;

– Monitorimi dhe raportimi mbi nivelin e sigurisë në shkolla dhe zbatimin e planit për siguri në shkolla;

– Rreth veprimeve dhe masave për luftimin e shkelësve të ligjit në Komunën e Rahovecit;

– Sensibilizimi i qytetarëve për rëndësinë e promovimit të bashkëpunimit ndër-etnik, multi-kulturor dhe ndër-fetar dhe

– Të Ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …