Njoftim publik për mbajtjen e mbledhjes së tetë të rregullt të Kuvendit Komunal të Rahovecit

Njoftohen qytetarët e Komunës së Rahovecit se mbledhja e tetë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit, do të mbahet me 31 gusht 2021 (e martë ), duke filluar në ora 10:00. Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës. Për këtë mbledhje kryesuesi i Kuvendit Komunal Afrim Dina, ka propozuar këtë rend dite:

– Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

– Pyetjet dhe përgjigjet në pyetjet e kuvendarëve;

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit të Kryetarit të Komunës për shfuqizimin e vendimit 01-Nr.276/2009, të datës 02.07.2010.

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit për ridestinimin e mjeteve të mbetura nga buxheti i vitit 2021 dhe

– Informatë mbi implementimin e Planit për investime në hapësirat e hapura publike në komunën e Rahovecit;

Shënim: Propozim dokumentet e kësaj mbledhje janë të publikuar në ueb faqen zyrtare të komunës së Rahovecit në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/rahovec/wp-content/uploads/sites/23/2021/08/Gusht-2021-1.pdf.

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Ferizajt u publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024

U publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024, në komunën e …