Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare vlerësojnë se humbja e Bashar al Asadit në Siri është humbje edhe për Rusinë

Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare vlerësojnë se humbja e Bashar al Asadit në Siri, është humbje edhe për Rusinë. Ata kanë përkujtuar se Rusia por edhe Irani i kanë ofruar mbështetje të fuqishme Qeverisë siriane gjatë luftës civile të nisur për rrëzimin e presidentit Bash al Asad në vitin 2011. Duke komentuar zhvillimet e fundit në Siri, Ministria e Jashtme e Rusisë ka vlerësuar se presidenti, Bashar al Assadi  ka vendosur të jepte dorëheqje pas negociatave me një numër të pjesëmarrësve në konfliktin e armatosur dhe është larguar nga detyra duke lënë instruksione për transferimin paqësor të pushtetit. Ndërkohë, Instituti për Studim të Luftës, me bazë në SHBA, ka konstatuar se forcat e regjimit të Assadit kanë kolapsuar dhe mbështetësit e Assadit duket se nuk kanë vullnet që të mbështesin ushtrinë arabe siriane, duke dislokuar menjëherë forca shtesë.

Kontrolloni gjithashtu

Shenoll Muharremi: Ministri i Punëve të Brendshme dhe i Policisë nuk duhet fare me u sjellë kah qendrat e votimit sot

Sjellja e ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ndaj aktivistit të Lidhjes …