Njohësit e rrethana politike kanë vlerësuar se marr parasysh vendet ku po i zhvillon takimet me eksponent ndërkombëtar, tregojnë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka mbetur pa legjitimitet. Ata kanë thënë se zyrtarët e lartë ndërkombëtarë që po e vizitojnë Kosovën nuk po e takojnë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në zyrën e tij pasi nuk duan t’i japin përkrahje një qeverie pa legjitimitet të plotë. Profesori universitar, Dritëro Arifi dhe ish diplomati, Blerim Canaj kanë thënë për “Kosovapres” se mbajtja e takime të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti me eksponent ndërkombëtar, jashtë institucioneve shtetërore tregon se ata po e takojnë këtë si kryetar të Vetëvendosjes. Kujtojmë se gjatë kësaj periudhe, vendin e ka vizituar përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan, dhe së fundmi zëvendës Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, David Baker, të cilët kanë zhvilluar takime me Kurtin, por jo në Zyrën e Kryeministrit, mirëpo në darka zyrtare.
