Norvegjia e ndihmon Republikën e Kosovës me gjysmë milioni euro për blerjen e respiratorëve

Norvegjia e ndihmon Republikën e Kosovës me gjysmë milioni euro për blerjen e respiratorëve

Ambasada e norvegjeze në Kosovë ka njoftuar se Norvegjia do ta ndihmojë Kosovën me gjysmë milioni euro për blerjen e respiratorëve. “Norvegjia do të kontribuojë me pesë milionë kruna norvegjeze për të ndihmuar në blerjen e respiratorëve të nevojshëm për Kosovën në dritën e shpërthimit të COVID 19. Një falënderim i madh për parterin tonë UNDP Kosova. Marrëveshja në mes të Ambasadës së Norvegjisë dhe UNDP u nënshkrua sot nga zëvendësshefja e misionit tonë”, thuhet në njoftimin e ambasadës. Pesë milionë kruna norvegjeze, konvertuar në euro, i bie gjysmë milioni euro.

Kontrolloni gjithashtu

PDK ngre alarmin për manipulim zgjedhor në Shtime – dyshime për “Trenin Bullgar” në Belinc

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi, ka ngritur …