NPL “Ambienti” në Ferizaj ka vazhduar aksionin për rregullimin e hyrjeve alternative të dy shkollave të mesme në Ferizaj

NPL “Ambienti” në Ferizaj gjatë ditës së sotme ka vazhduar aksionin për rregullimin e hyrjeve alternative të dy shkollave të mesme në Ferizaj, duke krijuar qasje më të lehtë fizike të qytetarëve, personelit mësimor dhe nxënësve, në Gjimnazin “Kuvendi i Arbërit”, dhe Shkollën Profesionale “Zenel Hajdini”. Është një hap i mirë për të siguruar që të gjitha trotuaret në këtë pjesë janë të pastra dhe të lira nga pengesat, tani e tutje mund të ecin me një siguri dhe komoditet. Bashkë për një ambient të gjelbërt dhe të pastër!

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …