COVID

Nuk ka vdekur asnjë i infektuar me virusin korona, janë paraqitur 407 raste të reja, janë shëruar 149 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 1 mijë e 325 testime  sa janë bërë në nivel vendi, janë paraqitur 407  raste  të reja me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk ka vdekur asnjë i  infektuar. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 149  të infektuar. Numri i të shëruarve ka arritur në 230 mijë e  879. Numri i rasteve aktive është  1 mijë e 860 të infektuar aktualë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Blerim Canaj: Mungon vullneti për qeveri të re – nuk përjashtohet kthimi i vendit në zgjedhje

Analisti politik Blerim Canaj ka deklaruar se, pavarësisht fitores së madhe të Lëvizjes Vetëvendosje në …