Nga të dhënat e Ministrisë së Brendshme të Marokut, mësohet se numri i njerëzve që kanë humbur jetën nga tërmeti, ka arritur në mbi dy mijë. Shumë prej tyre besohet se janë nga zonat malore ku është shumë vështirë të arrihet. Autoritetet kanë njoftuar se janë duke u zhvilluar aktivitete të shumta për shpëtimin e të plagosurve që mund të kenë mbetur nën rrënojat e objekteve të rrënuara. Kryetari i një qyteti afër vatrës së tërmetit tha për televizionin maroken 2M se disa shtëpi në qytetet përreth janë shembur pjesërisht apo plotësisht, ndërsa rryma është ndërprerë dhe rrugët janë mbyllur në disa vende. Tërmeti 6.8 ballësh goditi 72 kilometra në jugperëndim të vendin turistik, Marakesh, më 8 shtator në orën 23:11. Mediat marokene raportuan se ky ishte tërmeti më i fuqishëm që e ka goditur vendin e deri më sot. Maroku është goditur nga tërmeti edhe vite më parë. Më 2004, së paku 628 persona u vranë dhe 926 të tjerë u lënduan për shkak të tërmetit ndërsa në vitin 1960, një tërmet 6.7 ballësh, i ka mbytur më shumë se 12 mijë marokenë.
Kontrolloni gjithashtu
Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …