leoni

Numri i të vdekurve nga një sulm vetëvrasës në një dasmë në Kabul gjatë fundjavës ka rritur në 80 të mbytur

Numri i të vdekurve nga një sulm vetëvrasës në një dasmë në Kabul gjatë fundjavës ka rritur në 80 të mbytur

Numri i të vdekurve nga një sulm vetëvrasës në një dasmë në Kabul gjatë fundjavës ka rritur në 80, kanë thënë dy zyrtarë policorë në Afganistan. Nga shpërthimi i 17 gushtit ishte raportuar se kanë vdekur 63 persona, mirëpo disa të plagosur më pas kanë ndërruar jetë në spital, ka thënë zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Nasrat Rahimi. “Nga plagët e marra kanë vdekur edhe 17 persona tjerë dhe 160 janë duke u trajtuar ose në spitale, ose në shtëpi”, ka thënë Rahimi. Grupi militant, Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin që ka ndodhur në perëndim të Kabulit. Ky është sulmi i 17-të që ka ndodhur në Kabul gjatë këtij viti dhe i dyti më i madh në këtë shtet. Si pasojë e këtyre sulmeve, të paktën 193 persona kanë vdekur dhe gati 900 tjerë janë plagosur.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …