Së shpejti do të mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e kryetarit që përfaqëson vetëm opozitën në Shqipëri, Ilir Meta

RKL: Ilir Meta, dekoroi greken, Eleni Surani, me “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, pritet ta dekorojë edhe serbin, Miloljub Zariq

Kryetari,  në ikje i shtetit dhe kryetar i pranuar unanimisht i  opozitës, në Shqipëri Ilir Meta, dekoroi ambasadoren greke,  Eleni Surani, me “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, po me këtë urdhër pritet ta dekorojë edhe ambasadorin e Serbisë në Tiranë, z. Miroljub Zariç, i cili deklaron hapur  se Kosova është Serbi.

Në prani të shumë ambasadorëve dhe përfaqësuesve të turpit diplomatik të akredituar në Tiranë, Ilir Meta i dorëzoi Ambasadores Sourani titullin e lartë me motivacionin: “Në vlerësim të veprimtarisë së spikatur diplomatike dhe kontributit të çmuar për avancimin e gjithanshëm dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe partneritetit strategjik ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Helenike, në pasurimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy popujve tanë fqinj, si dhe për mbështetjen e sinqertë ndaj procesit të integrimit evropian të vendit tonë”, kështu thotë Meta në arsyetimin e dekoratës,

Jo zyrtarisht bëhet e ditur se Meta së shpejti  do ta dekorojë edhe ambasadorin e Serbisë në Tiranë, Miroljub Zariq  me titullin “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”, edhe pse ky ambasador, jo vetëm një herë ka deklaruar hapur para autoriteteve në Shqipëri se Kosova është Serbi.

Kryetari, i cili hapur mbanë  hapur anën e opozitës, në Shqipëri të cilin e bashkë-kryeson gruaja e tij, Kryemadhi, dhe  të cilit po i dridhet froni, kohëve të fundit është vazhdimisht i pranishme në aktivitete për ta bindur veten se ende është kryetar, derisa një ditë do të dorëzohet para SPAK-ut, për krimet jo vetëm ekonomike që i ka shkaktuar vendit. Ditë më parë në pyetjen e një gazetari lidhur me origjinën e pasurisë së tij ai ishte sëkëlldisur dhe nuk kishte pranuar të flasë, duke u ndjerë gjoja i fyer me atë pyetje, të cilës me siguri se do t i japë përgjigje para SPAK-ut.

Si ka deklaruar për mediet në Shqipëri, më 8 janar të vitit 2018, ambasadori i Serbisë, Zariq

Ambasadori serb në Tiranë, Miroljub Zariq, nga veriu i Shqipërisë ku ndodhej në një vizitë ka deklaruar se Beogradi kurrë nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës. “Kosova është Serbi, për ju e pavarur por për ne jo. Për ne Kosova është pjesë e territorit të Serbisë dhe nuk ka mundësi të pranohet alternativë tjetër, ka qenë, është dhe do të jetë e Serbisë”, tha ai. Ambasadori ka vlerësuar marrëdhëniet me Shqipërinë, ndërsa ka shtuar se nuk ndikon çështja e Kosovës. “Nuk ndikon kjo çështje në marrëdhëniet me Shqipërinë”, përfundoi ai. (Shekulli 8 janar 2018)

 

Prej asaj dite, Ilir Meta por as Edi Rama, Sali Berisha por as Lulzim  Basha nuk i kanë kërkuar llogari ambasadorit të Serbisë në Tiranë serbit Zariq,  lidhur me deklaratën e tij skandaloze, të drejtuar krejtësisht kundër Kosovës. Nuk e dimë sesi mendon ambasadori i Shqipërisë në Beograd, por nuk kemi dëgjuar kurrë që ai të deklarojë hapur se Kosova është Shqipëri. Vetëm po të shihte një ëndërr të tillë, ai do të larohej nga Serbia, pa zbardhur mëngjesi.

Me politikë të tillë servilë deri në tokë, nuk bëhet dot Shqipëria shtet, me lajka idiotike e të neveritshme ndaj Athinës e Beogradit mundohen të mbahet në pushtet kjo ta quajmë klasë poltrone politike, në Prishtinë, Shkup dhe në Tiranë.

Derisa Greqia krejt hapur synon ta pushtojë një pjesë të Shqipërisë, derisa ka greqizuar fetarisht të gjithë ortodoksët atje, derisa Greqia u ngrit përmendore andartëve grekë brenda kufirit të Shqipërisë, ndërsa Tirana zyrtare ka lejuar dhe lejon komplekse  të tëra varrezash për ushtarët grekë që kishin pushtuar Shqipërinë e Jugut në vitin 1941-1942, derisa bëhen tratativa diplomatike për ngritjen  e komplekseve për 10.000  pushtues serbë e malazezë, që ishin përpjekur ta aneksonin Shkodrën në vitin 1915, por  dhe malësinë e Veriut, logjikisht shtrohet pyetje, kush qeverisë në Shqipëri, shqiptarët apo vasalët e Athinës e të Beogradit?

Ky është një turp i madh të cilin po e duron populli ynë durimtar dhe pacifist i pa prokopi. Është fatkeqësi e madhe kombëtare kur një shpirt lindur vasal pa pikë të identitetit kombëtar, ka rastisur që në pazarin politik të bëhet kryetar i Shtetit, dhe nga ai post dekoron dhe shpall qytetar nderi të Shqipërisë, antishqiptarin, priftin  satana Janullatos. Po ky njeri është njeriu më i korruptuar në Shqipëri.  Po ky njeri në një kongres së Partisë Socialiste të Serbisë pas Millosheviqit, asokohe në krye me Daçiqin, ka mbajtur referatin hyrës në Kongresin e mbajtur  në Beograd, në emër të socialistëve  të Shqipërisë dhe ka qenë mysafiri më i përshëndetur…

Andaj Ilir Meta, kur është puna për ta ruajtur fronin, rrah gjoks dhe përkujton Avni Rrustemin madje edhe Isa Boletinin të dy të vrarë nga dora e Serbisë. Ai krekoset si bibani në Shqipërinë “apatride”, por fut kokën në zall si struci para grekut e serbit.

Rroftë pra Salep Sulltani!, do të thoshte  me ironi, Noli i Madh.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …