Ganimete Musliu: Dejona Mihali duhet të shpallet person non-grata, po i dirigjon deputetët e Vetëvendosjes se si të votojnë në Kuvend

Ganimete Musliu: Kurti synon një president pa peshë politike, jo figurë me autoritet

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, lidhur me qasjen e tij për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës. Musliu tha se, sipas saj, Kurti preferon që në krye të shtetit të jetë një president me rol të kufizuar politik dhe pa ndikim të rëndësishëm në proceset vendimmarrëse. Ajo u shpreh se kryeministrit në detyrë i përshtatet një president që ushtron funksionin vetëm formalisht, duke e cilësuar këtë si vazhdimësi të qasjes së tij politike. Musliu përmendi edhe raportet e Kurtit me ish-presidenten Vjosa Osmani, duke vlerësuar se përplasjet mes tyre kanë buruar nga dallimet rreth rolit dhe peshës që duhet të ketë institucioni i presidentit. Sipas deputetes së PDK-së, presidenti i Kosovës duhet të jetë një figurë me përvojë politike, njohuri të thella për politikën e brendshme dhe atë ndërkombëtare, si dhe të gëzojë autoritet, besueshmëri dhe aftësi përfaqësuese. Ajo theksoi se kreu i shtetit duhet të jetë përgjegjës, kompetent dhe autoritativ, duke shtuar se, sipas bindjes së saj, një profil i tillë nuk i përshtatet vizionit politik të Albin Kurtit. Musliu akuzoi gjithashtu Kurtin se synon të ketë në postin e presidentit një figurë të varur politikisht, duke e krahasuar këtë me mënyrën se si, sipas saj, po funksionon ushtruesja e detyrës së kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” dënon me vendosmëri deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq

REL: Ministrja serbe Snezhana Paunoviq mori pagë për vite nga një institucion shëndetësor i mbyllur në Kosovë

Ministrja serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, ka vazhduar të marrë pagë …