Hykmete Bajrami kërkon mbledhje urgjente të Qeverisë për kompensimin e fermerëve të dëmtuar nga breshri

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas dëmeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të breshrit në komunën e Burimit dhe në zona të tjera të vendit, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet. Përmes një postimi në Facebook, Bajrami i bëri thirrje qeverisë në detyrë që të mbajë një mbledhje urgjente dhe të ndajë mjete buxhetore për kompensimin e dëmeve të pësuara nga fermerët. Ajo theksoi se mbështetja e sektorit të bujqësisë është përgjegjësi e shtetit dhe jo një barrë që duhet t’u lihet fermerëve përballë fatkeqësive natyrore. Sipas Bajramit, LDK-ja kërkon krijimin e një skeme të sigurimeve bujqësore, në mënyrë që fermerët të mos përballen çdo vit me humbje të mëdha si pasojë e kushteve atmosferike. “Fermerët nuk duhet të lihen vetëm, sepse pa ta nuk ka as bujqësi dhe as siguri ushqimore”, ka theksuar ajo, duke kërkuar që institucionet të kalojnë nga deklaratat te veprimet konkrete. Reshjet e breshrit, të shoqëruara me mot të ligë, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në kulturat bujqësore në disa komuna të Kosovës, me rajonin e Istogut që është ndër zonat më të prekura.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” dënon me vendosmëri deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq

REL: Ministrja serbe Snezhana Paunoviq mori pagë për vite nga një institucion shëndetësor i mbyllur në Kosovë

Ministrja serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, ka vazhduar të marrë pagë …