leoni

Numri i të vdekurve nga tornadot e fuqishme, që shkatërruan shumë qytete në Kentaki, mund të shkojë në mbi 100

Numri i të vdekurve nga tornadot e fuqishme, që shkatërruan shumë qytete në Kentaki, mund të shkojë në mbi 100

Numri i të vdekurve nga tornadot e fuqishme, që shkatërruan shumë qytete në shtetin amerikan, Kentaki, mund të shkojë në mbi 100, paralajmëroi guvernatori i këtij shteti. Deri më tani, 80 viktima janë konfirmuar vetëm në Kentaki, ndërsa 14 të tjera janë raportuar në katër shtete të tjera. Gjashtë amerikanë  kanë vdekur në Illinois, pasi një depo e kompanisë Amazon, me rreth 100 veta brenda, është shembur. Disa prej tyre  vazhdojnë të mbeten të zhdukur. Në Tenezi janë konfirmuar katër viktima, në Arkansas dy dhe në Misuri një. Shpresat për gjetjen e të mbijetuarve janë duke u zbehur. Prej ditës së shtunë  në mëngjes nuk është gjetur asnjë i mbijetuar.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …