Komisioni i Maturës Shtetërore vlerëson se ka përfunduar me sukses afati i dytë i Provimit të Maturës

Nxënësit e rajonit të Prishtinës sot i nënshtrohen pjesës së parë të Testit të Maturës Shtetërore

Sot nxënësit e rajonit të Prishtinës do t’i nënshtrohen pjesës së parë të Testit të Maturës Shtetërore. Pjesa e parë e këtij testi përbehet nga pyetje nga lëndët gjuhë shqipe dhe gjuhë angleze. Në të dy pjesët, testi do të ketë 200 kërkesa, ndërsa pragu i kalueshmërisë do të jetë me 40 përqind të përgjigjeve të sakta. Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi sot do të vizitojë maturantët që do të testohen në qendrën e testimit në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Dr. Ali Sokoli”. Masa ndëshkimi janë paraparë për maturantët dhe administratorët e testit nëse zihen duke kopjuar, ndërkohë që zhurmues të valëve të telefonit do të vendosen në të gjitha qendrat e testimit. Në total, provimit shtetëror të maturës do t’i nënshtrohen mbi 28 mijë nxënës nga e gjithë Kosova.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …