Brickos

Nxënësit e SHMTP “Jonuz Zejnullahu” fitues të vendit të parë në projektin “Sfida Kreative”

Nxënësit e Shkollës së Mesme Teknike Profesionale “Jonuz Zejnullahu”, janë fitues të vendit të parë në projektin “Sfida Kreative”, me punimin “Dizajnimi i kutisë për vendosjen e stacionit për matjen e kualitetit të ajrit në 3D”, si dhe fitues të vendit të dytë në projektin “Krijimi i Qendrave Kreative”. Për suksesin e arritur të nxënësve, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka organizuar një pritje për ta së bashku me drejtorin e shkollës Nijazi Lutfiu, të cilët i ka nderuar me mirënjohje për arritjet në garat në nivel shtetëror, në fushën e elektroteknikës. Ekipi i nxënësve përbëhej nga Drin Ferizi, Lirim Ahmeti, Elina Maliqi, Arion Ferizi, Edonis Bislimi, Fatos Halili dhe Erion Demiri, të udhëhequr nga profesoresha Njomzë Bislimi-Sylejmani. Të theksojmë se shkolla “Jonuz Zejnullahu”, është përfituese e grandit prej 6.000 euro për projektin më të mirë në garën e zhvilluar në kuadër të projektit: “Qendrat Kreative në shkollat e mesme”.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …