Nxënësit nga SHMLM “Kongresi i Manastirit” –Pozheran po qëndrojnë për vizitë në Bosnje dhe Hercegovinë në kuadër të projektit “Super Schools”

Nxënësit nga Shkolla e Mesme e Lartë Mikse “Kongresi i Manastirit” në Pozheran të komunës së Vitisë në kuadër të projektit të shkëmbimit të shkollave “Super Schools” janë duke zhvilluar një takim me një shkollë nga Bosnje dhe Hercegovinë, konkretisht në kryeqytetin Sarajevë dhe atë në ditën e pestë.  Përfaqësues nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Viti, bëjnë me dije se projekti u financua nga zyra lokale RYCO-s në Prishtinë, ambasada e Gjermanisë, Francës dhe nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Gjithashtu ata janë përkrahur edhe nga kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti.

May be an image of 7 people

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mbledh Këshillin e Drejtorëve, kërkon mobilizim të plotë pas paralajmërimeve për përkeqësim të motit

Nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur mbledhja e …