OAK

OAK: Konventa e IV-të “ SUKSESI ËSHTË QËLLIMI YT”

Bashkëpunëtori ynë, Denis Gafuri për të katërtën herë me radhë organizoi Konventën “Suksesi është qëllimi yt”, e cila u mbajt në dy forma: live dhe online përmes platformës ZOOM.

Ky mega event, bashkoi në një vend ekspertët më të mirë, vendor e ndërkombëtar, të cilët janë Maestro të fushëveprimtarisë dhe profesionit që ata kanë. Qëllimi kryesor i këtij mega eventi të përvitshëm është që të ndihmojë pjesëmarrësit në aftësimin personal dhe profesional e përgatitjen në fushën e ndërmarrësisë.

E analizuar deri në detaje, Konventa këtë vit mblodhi pranë vetes mbi 12 folës – top trajner, secili ekspert i fushës përkatëse.

Duke u bazuar në Konventat e kaluara, pjesëmarrës të shumtë nga vende të ndryshme, u mblodhën në një vend, duke pasur një qëllim: SUKSESIN në punën që ata bëjnë. Gjatë këtij eventi u përcoll një energji e paparë nga secili folës, deri tek secili pjesëmarrës duke ofruar kështu një EMOCION të JASHTËZAKONSHËM!

Konventa pjesëmarrësve të trajnimit u ofroi: Rrjetëzim; Inspirim për të vazhduar tutje dhe transmetoi fuqinë e transformimit të biznesit dhe zhvillimit personal e profesional.

Të investoni në vetëpërmirësimin tuaj është esenciale për suksesin!

Disa nga folësit e kësaj Konvente ishin: Denis Gafuri; Taner Ozdas; Arijana Koskarova; Nagib Fejzi; Robert Wilton; Fatos Berisha; Ermal Mamaqi; Dritan Mezini; Tomaz Bergant; Suada Pajaziti; Stiv Sterjo etj.

Oda e Afarizmit të Kosovës është gjithmonë krenare me sukseset e pafundme të bizneseve që përfaqëson!

Kontrolloni gjithashtu

RrGK: Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zë ri i grave dhe vajzave

Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot …