Brickos

OAK takohet me kryetarin e Grupit Parlamentar të PSD-së

OAK takohet me kryetarin e Grupit Parlamentar të PSD-së

 Qëllim i këtij takimi ishte njoftimi nga afër ndërmjet të dyja palëve dhe njëkohësisht krijimi i kanaleve të komunikimit dhe bashkëpunimit, pasiqë vetëm kështu mundemi të kontribuojmë në përmirësimin dhe zhvillimin e vendit.

Dardan Sejdiu, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Social Demokratike, theksoi se partia Social Demokratike në aspektin e ekonomisë është e fokusuar në tri shtylla kryesore, ndër të cilat theks i veçantë i kushtohet të drejtave të punëtorëve;

Kryetari i bordit të OAK-së, Skënder Krasniqi theks të veçantë i kushtoi pengesës që ligjet janë duke i bërë biznesit në Kosovë, kjo pasi që ligjet nuk janë kompatibile me njëra-tjetrën. Ndër problemet kryesore në këtë aspekt u përmendën  edhe Ligji mbi TVSH-në, Ligji për Miniera dhe Minerale, Ligji për Investime Strategjike…etj, andaj Krasniqi kërkoi mbështetje në mënyrë që së bashku të kontribuojmë në ndryshimin dhe përmirësimin e tyre. Ai gjithashtu veçoi disa nga kontributet që Oda e Afarizmit të Kosovës ka dhënë për përmirësimin e ligjeve, ndër të cilat mund të theksohen:

Ligji për Shoqëritë Tregtare dhe

Ligji për Miniera dhe Minerale

 Anëtarët e bordit, Hamdi Malushaj dhe Hysni Zogaj fokusin më të madh i kushtuan ligjeve dhe klimës së të bërit biznes si dhe Ligjit për Efiçencë të Energjisë, si ligj shumë i rëndësishëm dhe i nevojshëm për vendin. Të pranishëm në këtë takim nga radhët e Odës së Afarizmit të Kosovës ishin kryetari i bordit Skënder Krasniqi, arkatari i bordit Hamdi Malushaj, anëtari i bordit Hysni Zogaj, koordinatorja Donika Gashi dhe zyrtarja Qëndresë Ibrahimi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …