Obelisku i dhjetë vjetorit të Pavarësisë vendoset në Parkun e Qytetit në Kaçanik

Ngjyrat e shënimit të përvjetorit të dhjetë të pavarësisë së Kosovës tashmë kanë filluar të vendosen në Kaçanik. Shënimi i kësaj feste ka filluar me vendosjen e obeliskut të dhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Ai është vendosur në parkun e qytetit, afër shtatoreve të heronjve të kombit Qamil Ilazi e Agim Bajrami. Nën përkujdesjen e Kryetarit të komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, për shënimin e kësaj feste do të organizohen shumë aktivitete kulturore artistike e sportive, ndërsa do të dekorohet edhe qyteti dhe pjesë të tjera me flamuj kombëtarë e shtetërorë. Komuna e Kaçanikut është përfituese në mesin e dhjetë komunave në Kosovë, ku qeveria e Kosovës ka mbështetur financimin e obeliskut të jubileut të Pavarësisë Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …